Rast i rëndë në Gjakovë: Humb jetën fëmija 7-vjeçar pasi e zuri rryma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Xheladin Nushi”, në Gjakovë, ku si pasojë e energjisë elektrike, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, kur fëmija ka rënë në kontakt me rrymën, pasi ka prekur bojlerin, në banjon e shtëpisë.

Ky rast ka tronditur familjen, e cila menjëherë e ka dërguar vogëlushin në spitalin rajonal “Isa Grezda”, ku përkundër intervenimeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija ka humbur jetën.

Burimet kanë bërë me dije për Sinjalin se Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe është iniciuar rasti “hetim i vdekjes”. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.