Pamje: Aksident zingjiror mes kamionave në Drenoc të Klinës

Para pak çastesh, Sinjali ka mësuar se ka ndodhur një aksident në fshatin Drenoc të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Klinë-Prishtinë, ku nga pamjet e dërguara nga sinjalizuesit, shihen dy automjete të mëdha të përfshira në aksident.

Sipas sinjalizuesve, ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por thuhet se ka dëme të mëdha materiale pasi automjetet kanë devijuar jashtë aksit rrugor.

Sinjali mëson se Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.