Rrufeja shkakton zjarr në Skenderaj: Digjet stalla, garazhi e automjeti i një qytetari

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në fshatin Runik në Skenderaj, si pasojë e një rrufeje. Flakët që u shpërndanë kanë përfshirë garazhin e një qytetari, stallën e bagëtive dhe një automjet, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur edhe filluan reshjet e shiu, shkarkimet e rrufesë dhe ndryshoi moti. Sinjali mëson se Policia është njoftuar menjëherë, me ç’rast njësitë përkatëse bashkë me Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por që dëmet e shkaktuara Sinjali mëson se kapin vlerën e rreth 13 mijë eurove. Pronari i shtëpisë ka deklaruar se përveç automjetit, stallës e garazhit, i janë djegur edhe gjësende të tjera.

Pas marrjes së informacioneve të para, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.