Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në provincën L’Aquila në Itali, ku një 12-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ishte duke lozur në park, kur u godit nga drurët mbajtës të shilarëses, me ç’rast mori lëndime të rënda të cilave s’arriti t’u mbijetojë. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, teksa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar 118 punonjës shëndetësorë, raporton Gazeta Shqip.
E mitura fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano e më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë.
Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur. Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën ku po kryejnë hetimet për shkaqet.
Në park në momentin e aksidentit kishte shumë fëmijë të tjerë. /GazetaSinjali/
Leave a Reply