Ashpërsohen reduktimet deri në 3 orë, nga KEDS-i thonë se ka konsum të madh

Reduktimet me energji elektrike po raportohet se janë ashpërsuar dukshëm. Shumë qytetarë kanë deklaruar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe tre-orëshe.

Kjo është konfirmuar edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime] ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime treorëshe dhe deri në tri herë në ditë.

Por, një gjë të tillë nuk e pranojnë në KEDS, që është përgjegjës për distribuimin me energji elektrike.

Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”, ka thënë ajo në Klan Kosova. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.