Edi Rama arrin në aeroportin e Beogradit, pritet nga Ana Bërnabiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në aeroportin e Beogradit nga homologia serbe, Ana Bërnabiq.

Rama shtrëngoi duart me kryeministren serbe dhe disa zyrtarë serbë, para se të ecnin së bashku në tepihun e kuq.

Kryeministri shqiptarë po e bën këtë vizitë për të marrë pjesë në panairin e parë ndërkombëtar të verërave “Wine Vision of the Open Balkans”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.