Kurti ironizon me Jasharajn: Pse  po i lypni 100 e s’po i lypni ka 300 euro?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për mos fillimin e vitit të ri shkollor. Ai tha se “përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët”.

Kurti, para mediave tha se “kërkesat legjitime, racionale janë për dialog”, ndërsa shtoi se “kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimn tonë”

Ai u bëri thirrje drejtorëve të arsimit që “asnjëri prej tyre të mos u bëjë trysni drejtorëve të shkollave apo arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin”.

Ndër të tjerash, Kurti ironizoi me kërkesën e sindikalistëve, duke thënë pse kërkojnë 100 euro, e jo 300.

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK’së. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.” /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.