Gjendet drogë në Burgun e Gjilanit, ishte fshehur në kuti të lëngut

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Burgun e Gjilanit, ku zyrtarët korrektues kanë gjetur në shëtitore sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Sinjali mëson se në shëtitoren e burgut është gjetur një qese me një kuti të lëngut, ku brenda saj ishte e fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon celular.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i substancave narktotike, psikotrope ose analoge’, teksa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.