Vjedhje në Viva Fesh në Podujevë, dy persona marrin produkte ushqimore në vlerë të rreth 200 eurove

Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në Viva Fresh, ku dy persona janë kapur duke kryer vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy burra janë arrestuar mbrëmë pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në vlerë të rreth 200 euro.

Rastin e ka denoncuar menaxheri i pikës, të cilit i është kthyer malli i konfiskuar i cili dyshohet se u vodh.

Dy të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vjedhje’ dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published.