Ngritet çmimi i naftës, MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orë

Ngritet çmimi i naftës, MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.58 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro. /GazetaSinjali/

Latifi: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Latifi: Duhet të keni durim, prisni 5-10 vjet që të rregullohen gjërat

Rifat Latifi, është një ndër ministrat më të kritikuar të Qeverisë Kurti II, kjo pasi që konsiderohet se nuk bën mjaftueshëm punë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore prej që ka marrë postin e ministrit të Shëndetësisë në vitin 2021, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një konference për media, Latifi u është përgjigjur kritikave, duke thënë se qytetarët duhet të presin dhe të jenë të durueshëm, sepse sipas tij gjendja në shëndetësi nuk mund të ndryshojë brenda natës. “Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e...

Vjedhje në Viva Fesh në Podujevë, dy persona marrin produkte ushqimore në vlerë të rreth 200 eurove

Vjedhje në Viva Fesh në Podujevë, dy persona marrin produkte ushqimore në vlerë të rreth 200 eurove

Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në Viva Fresh, ku dy persona janë kapur duke kryer vjedhje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se dy burra janë arrestuar mbrëmë pasi dyshohet se kanë vjedhur produkte ushqimore në vlerë të rreth 200 euro. Rastin e ka denoncuar menaxheri i pikës, të cilit i është kthyer malli i konfiskuar i cili dyshohet se u vodh. Dy të arrestuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Vjedhje’ dhe...

“Salmon, biftek, ramstek, levrek” – Menyja e pasur e zyrtarëve të Komunës së Klinës që u pagua me paratë e qytetarëve

“Salmon, biftek, ramstek, levrek” – Menyja e pasur e zyrtarëve të Komunës së Klinës që u pagua me paratë e qytetarëve

“Sallatë greke, salmon, biftek meksikan, ramstek në grill, levrek e troft”, këto janë vetëm disa nga ushqimet e porositura në drekat zyrtare të Qeverisjes së AAK’së në Komunën e Klinës. Vetëm për një pijat në drekë janë hargjuar deri në 12 euro nga zyrtarët komunal. Pushteti në komunën e Klinës ka shpenzuar gjithsej 702 euro për tetë dreka zyrtare. Gazeta Insajderi ndërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike ka siguruar listën e shpenzimeve. Nga Komuna e Klinës kanë thënë për Insajderin, se zyrtarët komunal nuk kanë marrë mëditje. Nga dhjetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 zyrtarët...

Rrahman Jasharaj: Zgjidhje ka, nuk po kërkojmë miliarda

Rrahman Jasharaj: Zgjidhje ka, nuk po kërkojmë miliarda

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk ndihet fajtor, pasi, siç shprehet, ai është “zë i mësimdhënëseve”. Fajtore për mbylljen e shkollave, sipas Jasharajt, është Qeveria e Kosovës, sepse nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve. Deri në reflektimin e Qeverisë, thotë ai, nuk ka ndonjë datë të mundshme për fillimin e mësimit. “Zgjidhje ka. Ne nuk po kërkojmë miliarda”, thotë Jasharaj. Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a kanë buxhet për t’i plotësuar kërkesat e mësimdhënëseve dhe a kanë të drejtë...

Mbretëresha nuk i ka ngrënë kurrë koret e bukës, bananen e hante me thikë e pirun

Mbretëresha nuk i ka ngrënë kurrë koret e bukës, bananen e hante me thikë e pirun

Përdorimi i thikës dhe pirunit për të ngrënë një banane dhe mosngrënia e kores së bukës ishin vetëm disa nga zakonet e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, kanë zbuluar anëtarët e ish-stafit të saj të kuzhinës. Një nga ish-kuzhinierët e Mbretëreshës dhe autori i Eating Royally Darren McGrady, tha se Monarkja e ndjerë nuk e hëngri bananen si të tjerët. Përkundrazi, Mbretëresha priste pjesën e sipërme dhe të poshtme, dhe më pas e ndante lëkurën në gjatësi, shkruan Daily Star. Më pas i priste në copa të vogla para se t’i hante me pirun. Një tjetër zakon i saj gjatë...

Austri: Burgim i përjetshëm për kosovarin që e vrau gruan për supë

Austri: Burgim i përjetshëm për kosovarin që e vrau gruan për supë

Në nëntor të vitin e kaluar, një shtetas i Kosovës kishte goditur 16 herë më thikë bashkëshorten e tij në Innsbruck të Austrisë. Në gjykatën rajonale të këtij Landi, 60-vjeçari u akuzua se pas një debati që kishte me gruan e tij (v.j. 50 vjeçare nga Shqipëria) në banesën e tyre, ka rrëmbyer një thikë kuzhine dhe e qëllon atë duke i shkaktuar disa plagë, nga të cilat e plagosura nuk arriti t’i mbijetojë. I akuzuari e ka pranuar veprën penale. Ai ka thënë në gjyq se mosmarrëveshja kishte filluar kur gruaja e tij u përpoq ta detyronte të hante...

Kërkohet paraburgimi i ish-banores së ‘It’s my home’, sulmoi policin që e arrestoi

Kërkohet paraburgimi i ish-banores së ‘It’s my home’, sulmoi policin që e arrestoi

Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë. Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e...

Tragjike: Vritet në derë të shtëpisë 28-vjeçari shqiptar

Tragjike: Vritet në derë të shtëpisë 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe i riu është qëlluar me armë zjarri. Siç raportohet, 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet Gent Asani. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij. Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë. “Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij...